Loading…
Hedh në lumë BMW’në e 45 mijë eurove: Nuk e pranon dhuratë nga prindërit, dëshiron këtë veturë
  • 14/08/2019 | 10:23

Hedh në lumë BMW’në e 45 mijë eurove: Nuk e pranon dhuratë nga prindërit, dëshiron këtë veturë

Pak janë fëmijët që si dhuratë ditëlindjeje nga prindërit marrin makina. Edhe më të paktë janë ata që si makinë marrin një BMW 45-mijë euroshe, transmeton Gazeta Metro.

Por ky 22-vjeçar në Indi nuk ka qenë aspak i kënaqur nga prindërit edhe me këtë dhuratë. Për inat, ai e ka futur makinën në ujë, e ka filmuar duke u mbytur, dhe videon ia ka çuar të atit për t’i treguar se çfarë ndodh kur nuk i blen djalit Jaguarin që kërkon.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave, dhe prindërit kanë deklaruar për Fox News se ata e dinin që Jaguari ishte më i preferuar, por BMW-në mund ta përballonin me paratë që kishin për të birin, ndaj prisnin që ai të kënaqej dhe me të. Kurrsesi nuk prisnin të ndodhte kjo.

Disa kalimtarë që u ndien keq për makinën e shtrenjtë u përpoqën shumë që ta nxjerrin nga uji, por nuk patën sukses. BMW-ja mbeti në fund të lumit, ndërsa djali mosmirënjohës, i quajtur Akash, u arrestua nga policia dhe u qortua nga masa./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë