Loading…

Hedhet shorti në Kupën e Mbretit, Barcelona dhe Real Madridi me kundërshtar të lehtë

  • 14/01/2020 | 17:38

Hedhet shorti në Kupën e Mbretit, Barcelona dhe Real Madridi me kundërshtar të lehtë

Sot (e martë) është hedhur shorti për fazën e 1/16 të Kupës së Mbretit në Spanjë, transmeton Gazeta Metro.


Favoritet për ta fituar këtë trofe, Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi e Valencia pritet të kenë punë të lehtë në këtë fazë.

Barcelona do të udhëtojë në Ibiza, ndërsa Salamanca e pret Real Madridin. Atletico Madrid luan në udhëtim te Cultural, ndërsa Valencia te Logrones.

Kampion aktual i kësaj gare është Valencia, kurse Barcelona e ka fituar më së shumti Kupën e Mbretit – 30 herë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë