Loading…

Hedhet shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, mësohet kundërshtari i Donjeta Sadikut

  • 22/07/2021 | 15:19

Hedhet shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, mësohet kundërshtari i Donjeta Sadikut

Të premten më 23 Korrik fillon Olimpiada Verore.


Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe.

20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.

Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, që ishte i pranishëm në short, thotë se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë të kalojë pengesën e parë.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokyos dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë