Loading…

Hedhet shorti për gjysmëfinale: Ferizaj takohet me Vushtrrinë, Prishtina me Istogun

  • 06/06/2020 | 15:08

Hedhet shorti për gjysmëfinale: Ferizaj takohet me Vushtrrinë, Prishtina me Istogun

Gjatë ditës së sotme është tërhequr shorti për gjysmëfinale të ‘plejofit’ në Superligën e Kosovës në hendboll – konkurrenca e femrave, transmeton Gazeta Metro.


Kampioni aktual, Istogu, në ndeshjen e parë gjysmëfinale do të jetë mysafir i Prishtinës. Ndeshja Prishtina – Istogu luhet më 13 apo 14 qershor. Istogu do të jetë vendas në ndeshjen e dytë. Prishtina – Istogu është gjysmëfinalja e dytë e ‘plejofit’.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Ferizaj e Vushtrria. Në Ferizaj luhet ndeshja e parë më 13 apo 14 qershor, kurse tri ditë më vonë Vushtrria luan si vendase, njofton FHK.

Të kujtojmë që Bordi i FHK’së ka vendosur që kampioni në Superligën e femrave të përcaktohet përmes ‘plejofit’, pas ndërprerjes së edicionit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pasi Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj kishin pikë të barabarta, nga 22, është vendosur që përmes shortit të përcaktohen çiftet gjysmëfinale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë