Loading…

Hekurudha Prishtinë-Durrës, një ndër marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

  • 25/11/2021 | 09:15

Hekurudha Prishtinë-Durrës, një ndër marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

Të premten në Elbasan do të mblidhen Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.


Aty mes dyja shteteve do të nënshkruhen 16 marrëveshje.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, i cili ka theksuar se një prej tyre është ajo për nisjen e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës që lidh Prishtinën me Durrësin.

“Një marrëveshje është ajo për të filluar fizibilitetin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, një marrëveshje më peshë shumë serioze”.

“Nuk mund ta them se kur mund të nis, por e di që mjetet për fizibilitetit janë ndarë. Kjo hyn na raundin e marrëveshjeve që ka edhe karakter historik”, ka thënë ai ndër të tjera.

Marrëveshjet që do të dalin nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive sipas Durmishit do të jenë dhuratë për qytetarët për 28 Nëntor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë