Loading…

Helena Kadare vlerësohet me mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Librit

  • 16/10/2020 | 12:22

Helena Kadare vlerësohet me mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Librit

Në kuadër të muajit të Tetorit, dedikuar Librit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i dorëzon shkrimtares Helena Kadare, një vlerësim mirënjohjeje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin e ka karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”.

Gjatë këtij takimi, ajo shprehu mirënjohjen e saj për vlerësimin edhe rrëfeu, se nuk është bërë në asnjë moment pishman, që jetën e saj ia dedikoi mbështetjes së krijimtarisë letrare të të bashkëshortit të saj, Ismail Kadaresë, duke zgjedhur që vet si autore të qëndroi në hije. Gjithashtu, sa i përket “Nobelit” në Letërsi, që ndahet çdo vit në muajin tetor, Helena Kadare u shpreh se, në familjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ky çmim nuk pritet më prej tre vitesh.

Helena Kadare gjithashtu e njohur edhe si Elena Kadare ose Elena Gushi-Kadare, lindi në vitin 1943 në Elbasan. Eshtë një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, si ndër ta “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” veprat e saj flasin per ënderrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Njëri nga këta libra, “Një lindje e vështirë” e vitit 1970, është i pari roman i botuar nga një grua në Shqipëri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]tametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë