Loading…

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi veri gjysmë ore pas fluturimit të aeroplanëve serbë

  • 26/09/2021 | 13:47

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi veri gjysmë ore pas fluturimit të aeroplanëve serbë

Helikopterët e KFOR-it po vazhdojnë të monitorojnë situatën në veri të Kosovës.


Sipas raportimeve, nje helikopter i KFOR-it ka nisur patrullimin në pjesën kufitare, gati gjysmë ore pasi që andej kanë kaluar aeroplanët serbë.

Kujtojmë se është e treta ditë me radhë që Serbia po i dërgon në formë provokative fluturaket e veta në kufi me Kosovën.

Në lidhje me këtë çështje ka folur dje edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit ka thënë se sjellje të tilla nuk e çudisin, pasi që nga Beogradi nuk ka pritur veprime korrekte.

Mos harroni që në ditën e gjashtë të reciprocitetit, deri tash 9 mijë automjete i kanë marrë targat e përkohshme. 9 mijë automjete nuk kanë pasur problem me reciprocitetin. Por, presidenti i Serbisë nuk po e pëlqen këtë nga kolltuku i tij politik. Sigurisht që janë parë fluturaket, helikopterët. Ne nuk kemi pritur nga Serbia sjellje korrekte sepse i kemi njohur. Ne vendimet i marrim në bazë të vlerësimeve të sigurisë. Sjellja jonë është profesionale dhe korrekte”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë