Loading…

HELLO Solaborate shpallet Inovacioni shqiptar i vitit (Foto)

  • 03/05/2017 | 13:59

HELLO Solaborate shpallet Inovacioni shqiptar i vitit (Foto)

HELLO nga Solaborate zgjidhet  Inovacioni i Vitit në Albanian ICT Awards 2017. Nga 106 aplikantë, HELLO Solaborate u zgjodh si pajisja më inovative e vitit 2016.


Edicioni i pestë i Albanian ICT Awards, gara mbarëkombëtare e shpërblimeve në fushën e teknologjisë së informacionit u mbajt në Tiranë në 28 Prill 2017. Disa çmime në kategori të ndryshme u shpërndanë  gjatë mbrëmjes GALA që u mbajt në Hotel Sheraton në orën 18:00.

Kategoria ku juria kishte qenë më shumë pozitive në marrjen e aplikimeve (projekteve) më cilësore të këtij viti ishte kategoria “ICT Inovacioni i vitit”.

Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi, si themelues të kompanisë Solaborate, u shpallën fitues në kategorinë ICT Inovacioni i vitit me pajisjen për video-komunikim: HELLO. Produkti HELLO është një shtesë e platformës sociale dhe profesionale e Solaborate, e cila përdoret për video konferenca, shpërndarje të pamjes wireless, transmetim të drejtpërdrejtë, vëzhgim të sigurisë dhe më shumë.

Vitin e kaluar, HELLO mblodhi mbi gjysmë milioni dollarë nga platformat per mbledhjen e fondeve Kickstarter dhe Indiegogo. HELLO Solaborate ka filluar kohët e fundit shpërndarjet e porosive kudo ne botë.

“HELLO është një kombinim i hardware dhe software që ndihmon në thyerjen e barrierave mes zyres the shtëpisë,” tha Labinot Bytyqi duke shtuar se ndjehet i priviliegjuar me marrjen e këtij çmimi. Gjithashtu, Bytyqi u ndihet mirënjohes organizatorëve te Albanian ICT Awards dhe i falenderon për iniciativen qe ata kanë marrë në identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së.

Gara për tetë kategoritë si  ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe çmimi i ri  ICT Siguria Kibernetike u shpall e hapur me 27 Janar.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë