Loading…

Hëna e plotë e dhjetorit (Foto)

  • 13/12/2016 | 23:36

Hëna e plotë e dhjetorit (Foto)

Shumë njerëz në të gjithë botën u dëshpëruan që nuk arritën dot ta shihnin hënën e plotë dhe të madhe të nëntorit për shkak të reve që kishte në qiell. Astronautët kanë parashikuar edhe një hënë tjetër të plotë për këtë vit, kështu që mos u dëshpëroni, sepse keni akoma shanse.

Kur është hëna e plotë e dhjetorit?

Është pikërisht në këtë natë. Sonte qielli, nëse akoma nuk e keni vënë re, është shumë i ndriҫuar. Siҫ është parashikuar nga astronautët, nata mes 13 dhe 14 dhjetorit është nata e Hënës së plotë. Nis që në orën 12 e 5 minuta pas mesnate.

Ҫfarë ka të veҫantë hëna e sotme?

Hëna e kësaj nate është më e madhe dhe ndriҫon më shumë se zakonisht. Dhe jo vetëm sepse hëna është e plotë, por edhe sepse është shumë afër planetit tonë, orbitës së Tokës.

Dr. Daniel Brown, ekspert i astronomisë në Universitetin e Nottingham-it, ju sugjeron se, nëse doni ta shihni shkëlqimin e plotë të Hënës, kur ajo është në pozicionin më të ulët, prisni perëndimin e Diellit (kur ajo sapo shfaqet) dhe në agim, pa lindur Dielli.

Brown shton se “për të parë Hënën e plotë është gjithmonë një kënaqësi e veçantë, por nëse doni të kapni imazhe fantastike, duhet të ruani pikërisht këto dy momente të ditës: sapo perëndon Dielli dhe koha kur ai lind.”

Sonte hëna ka dalë në orën 6 pasdite dhe vijon të ndriçojë Tokën deri në orën 6 të mëngjesit.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: inf[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë