Loading…

Henry befason prezantuesen: Bën deklaratën e papritur për Messin

  • 22/10/2021 | 17:39

Henry befason prezantuesen: Bën deklaratën e papritur për Messin

Futbollisti legjendar i Francës, Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, befasoi të gjithë kur zgjodhi holandezin Dennis Bergkamp si futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij të madhe.


Henry ka zgjedhur Bergkampin si shokun më të mirë të skuadrës me të cilin kishte ndarë një zhveshtore në karrierën e tij.

Megjithatë, kjo përgjigje e tij e befasoi drejtuesen e emisionit CBS, dhe ajo e shikoi atë në befasi dhe e pyeti: “A nuk është Lionel Messi?”.

Francezi shikoi edhe një herë dhe konfirmoi se ishte Bergkamp dhe mediat angleze raportuan deklaratën e tij të mëparshme për Independent, në të cilën ai përshkruante se çfarë e dallon këtë lojtar nga të tjerët.

“Për pjesën tjetër të jetës sime do të them se ai është partneri më i mirë që mund të ketë një sulmues, ai është një ëndërr e realizuar për çdo golashënues”.

“Ky njeri zgjidhte gjithmonë lëvizjen e duhur dhe në çdo moment mund të shënonte apo asistonte. Shkelte topin dhe prite momentin e duhur. Ai gjithmonë e ka respektuar lojën dhe të gjithë lojtarët rreth tij”, kishte deklaruar Henry.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë