Loading…

Henry Miller: Sa herë thyhen tabutë, diçka e mirë ndodh, diçka gjallëruese

  • 09/07/2020 | 22:42

Henry Miller: Sa herë thyhen tabutë, diçka e mirë ndodh, diçka gjallëruese

Në vitin 1934, Henry Miller, atëbotë dyzet e dy vjeçar duke jetuar në Paris, botoi librin e tij të parë. Në vitin 1961, libri më në fund u botua në vendlindjen e tij, ku shpejt u bë bestseller dhe çëshjte kontroverse. Deri më tani, gjërat janë turbulluar aq shumë nga kontroversa lidhur me censurën, pornografinë dhe gjërat e turpshme, saqë më shumë flitet për to se për vetë librin.

Por, kjo nuk është asgjë e re. Sikurse D. H. Lawrence, Henry Miller-i është legjendë që shumë kohë. I mbrojtur nga kritikët dhe artistët, i nderuar nga pelegrinët, i rivalizuar nga bitnikët, ai është përmbi të gjitha një hero i kulturës – apo horr për ata që e shohin si kërcënim për ligjin dhe rendin. Ai madje mund të përshkruhet si hero folkloric: endacak, profet dhe i dëbuar, djalosh Bruklini që shkoi në Paris kur të gjithë po ktheheshin, bohem i uritur duke duruar gjendjen e vështirë të artistit krijues në Amerikl dhe në vitet e mëvonshme urtësinë e Big Surit kalifornian.
Jeta e tij është e tëra e shkruar në seri të rrëfimeve pikareske në veten e pare të së tashmes historike: vitet e hershme të Bruklinit në Pranvera e zezë, lufta për të gjetur veten gjatë viteve njëzet në Tropiku i Bricjapit dhe tri volumet e Kryqëzimi i trëndafiltë, aventurat e tij në Paris përgjatë viteve tridhjetë në Tropiku i Gaforres.
Autori u intervistua në shtator të vitit 1961, në Londër, nga George Wickes.
Miller-i, ndër të tjera në intervistë, përmend procesin e pastrimit – të thyerjes së tabuve, duke thënë që sa herë thyhen tabutë, diçka e mirë ndodh, diçka gjallëruese.

Intervistuesi: Të gjitha tabutë janë të këqija?

Miller: Jo mes njerëzve primitive. Ka një arsye për tabunë në jetën primitive, por jo në jetën tonë, jo në bashkësitë e civilizuara. Tabuja, për më tepër, është e rrezikshme dhe e pashëndetshme. Njerëzit e civilizuar nuk jetojnë sipas kodeve morale apo principeve të çfarëdo lloji. Ne flasim për to, u shërbejmë, por askush nuk u beson, askush nuk i praktikon ato rregulla, ato nuk kanë vend në jetën tonë. Tabutë mbi të gjitha janë dhimbje koke, produkt i mendjve të sëmura të njerëzve të frikshëm, që nuk e kanë pasur kurajën të jetojnë dhe që nën maskën e moralit dhe religjionit i kanë imponuar këto gjëra mbi ne. Botën, botën e civilizuar, e shoh si gjerësisht jofetare. Religjioni në fuqi mes popujve të civilizuar gjithmonë është fals dhe hipokrit, krejt e kundërta e asaj që nismëtarët e çdo religjioni me të vërtetë kanë menduar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë