Loading…

Zhvillimet e fundit në vend: Haradinaj thërret përsëri Këshillin e Sigurisë

  • 31/03/2018 | 10:25

Zhvillimet e fundit në vend: Haradinaj thërret përsëri Këshillin e Sigurisë

Pas zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë këtu arrestimin e Marko Djuricit dhe arrestimin  e deportimin e 6 shtetasve turq në ‘duart’ e Erdoganit, kryeministri i Kosovës ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. E kjo për herë të dytë brenda javës, përcjell gazetametro.net.


Në mbledhjen e cila pritet të fillojë prej orës 11:30, do të diskutohet për gjendjen e sigurisë në vend, sidomos pas zhvillimeve të fundit.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri do të këtë konferencë për media.

Kujtojmë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme.

Ky i fundit, që bëhet fjalë për Flamur Sefajn, u shkarkua pas vendimit të kryeministrit, pasi i njëjti në bashkëpunim me drejtorin e AKI’së, kanë arrestuar gjashtë shtetasit turq, për t’u deportuar pastaj në Turqi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë