Loading…

‘Herë po, herë jo’, Sadiku: LDK kishte 15 vota për Osmanin, por mungoi kandidatura

  • 08/04/2026 | 22:14

‘Herë po, herë jo’, Sadiku: LDK kishte 15 vota për Osmanin, por mungoi kandidatura

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, bëri të ditur se subjekti i tij politik kishte qenë i gatshëm të mbështeste rizgjedhjen e Vjosa Osmanit në postin e presidentes, por kjo nuk u realizua për shkak të mungesës së një kandidature zyrtare, përcjell Gazeta Metro.


Ai theksoi se LDK-ja ka në dispozicion 15 vota në Kuvend, të cilat sipas tij do të ishin dhënë për Osmanin, por procedurat nuk lejonin propozimin pa mbështetjen e nevojshme prej së paku 30 deputetësh.

“Është e vërtetë që Kurti po i kërkon 84-85, nuk i kemi ne i kemi 15, këto 15 i kemi pasur të gatshme për Vjosa Osmanin, nuk është paraqit si kandidaturë, nuk kemi mundur ta propozojmë nevojiteshin 30. Tash po presim që mendoj se duhet çdo ditë të intensifikohet procesi i gjetjes së zgjidhjes nuk ka nevojë të lihet për ditët e fundi. Vendi ka nevojë të vazhdojë punët te zhvillohet”, ka deklaruar ai.

Sadiku shtoi se çështja e zgjedhjes së presidentit kërkon angazhim të përditshëm dhe qasje më dinamike, duke theksuar se vendi nuk duhet të përballet me vonesa që mund të ndikojnë në stabilitetin institucional dhe zhvillimin e përgjithshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë