Loading…

Heroi Zahir Pajaziti rivarroset në 20 vjetorin e vrasjes

  • 30/01/2017 | 17:09

Heroi Zahir Pajaziti rivarroset në 20 vjetorin e vrasjes

Nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa, Qeveria e Kosovës ka organizuar për nesër më 31.01.2017 (e martë), ceremoninë e rivarrimit dhe Akademi Përkujtimore në 20 – vjetorin e vrasjes së Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti.


Rivarrimi i Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti bëhet në ora 10:00, në Kompleksin Memorial në Turuqicë të Podujevës.

Akademia Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, mbahet në ora 14:00, Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.

Varri i Zahir Pajazitit ndodhet në varrezat e familjes Pajaziti në fshatin Orllan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë