Loading…

‘Heroina te heronjtë’: Majlinda Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë

  • 20/10/2022 | 16:56

‘Heroina te heronjtë’: Majlinda Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë

Xhudistja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi, sot ka vizituar në Hagë, ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët prej muajsh janë duke qëndruar në paraburgim atje, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur diplomati kosovar, Edon Cana, me një postim privat në ‘story’.

Ai ka publikuar fotografi me kampionen botërore Majlinda Kelmendi, para qendrës së paraburgimit në Hagë.

“Me heroinën tonë, te heronjtë tonë”, ka shkruar Cana.

Për vizitën në Hagë, ka paralajmëruar edhe dje trajneri Driton Kuka. Ai njoftoi se së bashku me Majlindën do të takohen me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mar[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë