Loading…

Herve of Arabia: Kjo video motivuese tregon pse Arabia Saudite u frymëzua kundër Argjentinës

  • 23/11/2022 | 13:10

Herve of Arabia: Kjo video motivuese tregon pse Arabia Saudite u frymëzua kundër Argjentinës

Pamjet e jashtëzakonshme të një bisede të përzgjedhësit të Arabisë Saudite, Herve Renard kur ishte duke humbur 1-0 gjatë kualifikimeve për në Kupën e Botës janë publikuar në rrjetet sociale pas përmbysjes së rezultatit kundër Argjentinës, transmeton Gazeta Metro.


Arabia Saudite realizoi një ndër fitoret më historike të Kupës së Botës, pasi golat e Saleh Alshehri dhe Salem Aldawsari bën që goli i Lionel Messit në pjesën e parë të vlente vetëm për statistika.

Në rrjetet sociale është shpërndarë në mënyrë të madhe një video e një bisede kur Sauditët ishin duke humbur 1-0 kundër Vietnamit vitin e kaluar në kualifikimet aziatike të Kupës së Botës.

Ashtu si në ndeshjen e parë të tyre në Katar kundër një nga favoritëve kryesor, atij i duhej të motivonte dhe frymëzonte pasi kundërshtarët e tyre kishin shënuar të parët.

”Talenti juaj do të bëjë diferencë. Rrini të qetë. Na kanë mbetur edhe 45 minuta,” dëgjohet të ketë thënë Renard ndër të tjerash.

Në fund, Arabia Saudite e fitoi atë ndeshje me rezultat 3-1 falë golave ​​të Saleh Al-Shehri, Yasser Alshahrani dhe Salem Aldawsari.

Lideri i grupit C do të përballet me Poloninë të shtunën me fillim nga ora 14:00 përpara se të ndeshen me Meksikën të mërkurën e ardhshme në stadiumin ‘Lusail’ me kapacitet prej 80,000 mijë vendesh. /gazetametro.net

Munishi mbrëmë nuk e ‘çmontoi’ vetëm Messin, ‘gozhdoi’ edhe selektorin e Arabisë Saudite

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë