Sulmuesi portugez Diogo Jota nënshkoi kontratë të re pesë vjeçare me Liverpool që do ta mbajë në Anfield Road deri në verën e 2027’s pas një sezoni të mahnitshëm me The Reds, transmeton Gazeta Metro.
Futbollisti portugez 25 vjeç u shpërblyen nga klubi anglez pas një sezoni të mirë ku shënoi 21 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar. Ai erdhi në Liverpool më 2020’n dhe ia doli të integrohet në sulmin e furishëm të furishëm të Liverpool, duke zëvendësuar veteranin Roberto Firmino.
Ai ishte vital në sezonin e kaluar për Liverpool që fito FA Cup, Carabao Cup në Angli, ndërsa humbi titullin për një pikë në Premier League. Liverpool u mposht poashtu në finalen e Champions League nga Real Madrid.
Ai këtë sezon do të përballet me konkurrencë të madhe për një vend në 11’shen e parë ani pse u largua Sadio Mane, arritja e uruguaianit Darwin Nunez ia ka vështirësuar këtë. Braziliani Firmino ende gjendet në skuadër dhe vlerësohet nga trajneri gjerman Jurgen Klopp.
“Jam shumë krenar, më duhet ta them” ka thënë Jota.
He’s a lad from Portugal…🎶 pic.twitter.com/Z8o3AQvhEi
— Liverpool FC (@LFC) August 2, 2022
Jota që ka shënuar 34 gola në 85 paraqitje që prej se erdhi në Liverpool, nuk është paraqitur në ndeshjet miqësore në fazën përgatitore pasi vuan nga një lëndim i gjurit.
Ai nuk pritet të jetë në 11’she në ndeshjen e sezonit të ri në Premier League, kundër Fulham këtë të shtune./gazetametro.net