Loading…

Heshtja e Osmanit dhe Kurtit për letrën e Blinken rreth dialogut: Refuzojnë të ndërrojnë prioritetet

  • 08/04/2021 | 18:53

Heshtja e Osmanit dhe Kurtit për letrën e Blinken rreth dialogut: Refuzojnë të ndërrojnë prioritetet

Sot Sekretari Amerikan, Anthony Blinken, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën i kërkohej edhe që dialogu të mos vonohej dhe të vazhdonte aty ku ka mbetur. E takim zhvilloi edhe Vjosa Osmani, presidentja e vendit, me ambasadorin holandez të cilit i tha se prioritet është sigurimi i vaksinës dhe jo dialogu Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Letra e Blinken hasi në heshtje nga Kurti, pasi deri tash ai nuk bëri asnjë reagim, derisa Osmani shpërfilli kërkesën e ambasadores holandeze, duke i thënë se dialogu nuk është prioritet por sigurimi i vaksinës.

Osmani gjatë këtij takimi tha se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave. Ndërsa në letrën e Bliken për Kurtin theksohet që të mos vonohet nisja e dialogut me Serbinë.

Blinken e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt.

Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

Më tej, në letër ai ka thënë se sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

”Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim”, ka thënë sekretari Antony J. Blinken.

Kurti, vazhdimisht kishte deklaruar se dialogu nuk është prioriteti i tij, dhe se gjërat tjera kanë më shumë rëndësi se ky proces, gjë për të cilën është kritikuar ashpër si nga SHBA edhe BE.

Ndërsa në njoftimin e Presidencës sot me Carin Lobbezoo thuhet se Osmani theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet e Kosovës për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave.

Presidentja ka theksuar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave.

Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë Kosova të mos lihet vetë dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike./gazetametro.net

Më poshtë keni letrën e plotë të Blinken:

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë