Loading…

Heshtja para gjykatës, asnjë deklarim nga të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

  • 03/12/2023 | 12:41

Heshtja para gjykatës, asnjë deklarim nga të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

Skënder Gojani, avokat i Granit Plavës, dorasit të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se as klienti i tij dhe as dy të pandehurit tjerë nuk folën në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.


Gjykata vendosi që për secilin prej tyre të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Ka qene seancë dëgjimore. Ka perfunduar seanca”, tha ai.

I pyetur për paraqitjet e të akuzuarve para gjykatës, avokati tha se asnjëri nuk është deklaruar.

“Jo s’kanë pasë asnjë deklarim asnjëri”, tha Gojani.

Ndërsa Ahmet Gjinovci, i cili shkoi në Gjykatë si avokat i Kushtrim Kokallës, tha se “ai ka angazhuar avokat tjetër”.

30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra me plumb në kokë të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Dorasi Granit Plava ka deklaruar se për inskenimin e grabitjes dhe vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i saj, Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro. Të dy, së bashku me Kushtrim Kokallën, i cili po ashtu u arrestua për këtë krim, dolën sot për herë të parë para gjykatës. /GazetaExpress

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë