Loading…

Hetimet e para/ Pse vdiq 15-vjeçarja pas operacionit, mjeku tentoi vetëvrasjen

  • 16/05/2017 | 12:24

Hetimet e para/ Pse vdiq 15-vjeçarja pas operacionit, mjeku tentoi vetëvrasjen

15-vjeçarja që ndërroi jetë për shkak të një gabimi të mjekut anestezist në një spital në Tiranë u dërgua për mjekim nga prindërit e saj. Vajza quhej Blerta Pepa dhe ishte një nxënëse e shkollës Andon Zako Çajupi në Tiranë.

Mësohet se vajza pati një aksident të vogël gjatë orës së fiskulturës, pasi këputi ligamentin e këmbës. Prindërit e dërguan menjëherë në spital dhe operacioni është kryer nga 2 mjekë të huaj. Por kur pritej që 15-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione, që u bënë shkak të ndërrojë jetë.

Dyshimet janë se doza e anestezisë të ishte më e madhe se norma. Ky gabim i mundshëm ka tronditur anestezistin, një 53 vjeçar që tentoi vetëvrasjen menjëherë pas operacionit. Policia shoqëroi mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje dhe sekuestroi kartelën mjekësore të adoleshentes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë