Loading…

Hetimi i Vatikani për abuzimin e Kardinalit McCarrick me fëmijë, kursehet Françesku e fajësohet Gjon Pali e Benedikti

  • 10/11/2020 | 20:15

Hetimi i Vatikani për abuzimin e Kardinalit McCarrick me fëmijë, kursehet Françesku e fajësohet Gjon Pali e Benedikti

Hetimi nga Selia e Shenjtë për akuzat ndaj e Kardinalit Theodore McCarrick gjeti se një varg ipeshkvij, kardinalë dhe papë kishin minimizuar dhe hedhur poshtë pretendimet se ai kishte abuzuar seksualisht me seminaristë. Po ashtu në hetim vlerësohet se Papa Françesku kishte vazhduar me qasjen e paraardhësve rreth dyshimeve rreth abuzimeve të McCarrick, transmeton Gazeta Metro.


Të martën Vatikani publikoi raportin e hetimit të brendshëm dy vjeçar prej 449 faqesh në ngritjen dhe rënien s prelatit amerikan në përpjekje për të kthyer besueshmërinë në hierarkinë e Vatikanit, të shkatërruar nga skandali i McCarrick.

Raporti i vë shumicën e fajit shenjtorit të vdekur: Papa Gjon Palit të Dytë, që kishte caktuar McCarrick si arkipeshkv o Washington D.C. në vitin 200, megjithëse kishte ngritur një komision hetimor që konfirmonte se ai kishte fjetur me seminaristë. Në përmbledhje thuhet se Gjon Pali i kishte besuar përpjekjes së fundit të McCarrick që e kishte shkruar me dorë:

“Kam bërë gabime dhe kam qenë i pamatur ndonjëherë, por në shtatëdhjetë vitet e jetës sime unë kurrë nuk kisha marrëdhënie seksuale me asnjë person, mashkull apo femër, të rinj apo të moshuar, të klerit apo jo” kishte shkruar McCarrick.

McCarrick ishte zhveshur nga mantela vitin e kaluar nga Papa Françesku pasi një hetimi të Vatikanit kishte konfirmuar se ai kishte abuzuar seksualisht të rritur si dhe fëmijë. Vatikani kishte raporte për sjelljen e tij problematike që nga 1997 por ishin shpërfillur dhe ai ishte ngritur të bëhet Kardinal me ndikim.

Më e rëndësishmja ishte hetimi kishte kursyer Françeskun, duke vlerësuar ai nuk kishte pranuar asnjë dokumentacion rreth McCarrick para 2017’s. Nuk shpjegohej në raport nëse Françesku ksihte kërkuar dokumentacion as pas siç gjoja një ambasador e kishte njoftuar atë me 2013’n se McCarrick ishte abuzues. Në raport vlerësohej se Fraançesku kishte dëgjuar thashetheme dhe pretendime dhe kishte besuar se këto ishin shqyrtuar nga paraardhësit e tij, Gjon Pali dhe Benedikti, nuk e kishte parë të arsyeshme të ndryshoj qasje.

Papa Françesku kishte nisur hetimin pas akuzave të ashpra nga ish ambasadori i Vatikanit në SHBA, Carlo Maria Vigano, që kishte shpalosur fshehjen e abuzimit të McCarrick në vitin 2018, ku kishte emëruar dhjetëra zyrtarë të Vatikanit dhe SHBA’së që kishin ditur për abuzimin e tij por kishin dështuar ta sanksionojnë atë. Vigano e ksihte mbajtur përgjegjës edhe Papa Françeskun, të cilin ai e kishte paralajmëruar më 2013’n për McCarrick. Vigano kishte kërkuar dorëheqjen e Françeskut me atë rast. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë