Loading…

Hetimi që rrezikon postin e Presidentit: Gjykimi historik ndaj Donald Trump nis sot në Senatin e SHBA’ve

  • 21/01/2020 | 09:23

Hetimi që rrezikon postin e Presidentit: Gjykimi historik ndaj Donald Trump nis sot në Senatin e SHBA’ve

Për herën e tretë në histori, një President amerikan është duke u përballur me një gjyq për fajësim, dhe sot pritet të nisin seancat, transmeton Gazeta Metro.


Ky gjykim mund të çojë në largimin nga detyra të Presidentit Donald Trump. Rezultati i gjykimit do ishte një tronditje e madhe, por edhe fakti se Presidenti po përballet me gjyq është i rëndësishëm.

1. Çfarë është procesi i fajësimit
është një proces që i lejon figurave të larta në qeveri të marrin në pyetje zyrtarët e tjerë, si gjyqtarët, Presidentin, dhe anëtarët e kabinetit, për të dhënë llogari nëse dyshohet se kanë kryer vepra penale gjatë kohës që kanë qenë në detyrë. Këto vepra penale mund të përfshijnë tradhti, ryshfeti, ose krime tjera të rënda dhe kundërvajtje.
Pasi dikush të fajësohet, ata më pas shkojnë në gjyq në Senat, ku anëtarët e senatit do vendosin nëse ata janë fajtorë apo jo.

2. Për çfarë akuzohet Trump?
Së pari, ai është akuzuar se ka kërkuar ndihmë nga qeveria e Ukrainës për të ndihmuar veten e tij të zgjidhet president këtë nëntor. Ai dyshohet se ka ofruar miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, dhe ka caktuar një takim me Presidentin e Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë.
Në këmbim të këtyre favoreve, Trump kërkoi hetimin e Joe Biden, njeriut që udhëheq garën demokratike për të sfiduar Trump në zgjedhje.

3. Pse ka një gjyq?
Në tetor deri në dhjetor u zhvillua një hetim, me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve e kontrolluar nga rivalët demokratë të Trump.
Në dhjetor u votua për të fajësuar Trump. Në janar çështja iu kalua Senatit ku do zhvillohet gjyqi.

4. Çfarë përfshin një gjykim në Senat?
Kushtetuta e SHBA është pak e paqartë kur bëhet fjalë për specifikat e administrimit të hetimit. Por ka rregulla të përgjithshme të bazuara kryesisht në gjykimin e Presidentit Andreë Johnson në 1868.
Përveç Trump, edhe Bill Klinton u hetua në vitin 1999. Ai gjithashtu mbijetoi nga ky hetim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë