Loading…

Hetuesit e OKB’së akuzojnë Venezuelën për krime kundër njerëzimit, presidenti Maduro i implikuar

  • 16/09/2020 | 19:07

Hetuesit e OKB’së akuzojnë Venezuelën për krime kundër njerëzimit, presidenti Maduro i implikuar

Hetuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë gjetur se Qeveria e Venezuelës ka “kryer shkelje të tmerrshme” që përmblidhen në krime kundër njerëzimit. Raste të torturës, dhunës dhe zhdukjeve janë hetuar në misionin fakt mbledh misionin fakt mbledhës për Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB’së, transmeton Gazeta Metro.


Ekipi i OKB’së ka njo0ftuar se Presidenti Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë të implikuar.

Në raportin e prezantuar të mërkurën, ekipi i OKB’së tha se shërbimet e sigurisë së Venezuelës janë përshirë në dhunë sistematike që nga viti 2014’të, me synim shtypjen e opozitës politike dhe terrorizimit në përgjithësi të popullatës.

Presidenti Maduro dhe ministri i brendshëm dhe ai i mbrojtjes jo vetëm që kishin dijeni për këto shkelje, por kishin urdhëruar, koordinuar operacionet dhe kishin furnizuar me burime, cekej në raport.

Raporti do t’i paraqitet para shteteve anëtare të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB’së javën e ardhshme, kur Venezuela do të ketë rastin të përgjigjet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë