Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, komentoi për situatën e krijuar pas dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, transmeton Gazeta Metro.
Ajo theksoi se Lidhja Demokratike nuk ka refuzuar asnjë kandidat, por kërkon një emër konsensual që të garantojë unitetin dhe respektimin e Kushtetutës.
“Të jetë mbi partiak, vërtetë të ketë cilësimet të cilat definohen me Kushtetutë dhe të garantojë një person që garanton unitetin ashtu që siç definohet në Kushtetutë dhe kjo ka qenë e mundur është dashur veç të ketë një lloj vullneti politik nga partitë politik”, tha Lushaku-Sadriu në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Dekreti i Osmanit u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, duke ndaluar çdo veprim të Kuvendit dhe shpalljen e Presidentit të ri, duke lënë vendin në një bllokadë institucionale deri në vendimin përfundimtar të gjykatës./gazetametro.net