Loading…

Hidhet shorti i Europa League, mësohen çiftet çerekfinaliste

  • 17/03/2023 | 13:45

Hidhet shorti i Europa League, mësohen çiftet çerekfinaliste

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti i Europa League për ndeshjet çerekfinale, transmeton Gazeta Metro.


Tetë skuadrat çerekfinaliste tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për sfidën për një vend në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Europë.

Manchester United dhe Sevilla konsiderohet si një nga përballjet që pritet të ngjall më së shumti interes.

Ndërsa, dy finalistët e vitit të kaluar të Conference League, Feyenoord dhe Roma do të takohen përsëri me njëra-tjetrën.

Juventus do të ketë punë me Sporting Lisbon, e cila eliminoi mbrëmë Arsenal pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e fundit është mes Bayer Leverkusen dhe skuadrës belge Royale Union SG.

Në gjysmëfinale fituesi ballafaqimit mes Man United dhe Sevilla do të ndeshet me Juventus ose Sporting, kurse fituesi i Leverkusen apo Union SG do të ndeshet me Feyenoord ose Roma.

Takimet e para do të zhvillohen më 13 prill, ndërsa të kthimit më 20 prill.

Finalja zhvillohet në ‘Puskas Arena’ në Budapest më 31 maj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë