Loading…

Hidhet shorti për Superligën dhe Ligën e Parë të femrave

  • 16/09/2020 | 16:52

Hidhet shorti për Superligën dhe Ligën e Parë të femrave

Është hedhur shorti për edicionin 2020-2021 në Superligën dhe Ligën e Parë të Femrave, njofton FBK, transmeton Gazeta Metro.


Edicioni i ri në basketbollin e femrave do të nisë me ndeshjen e Superkupës ndërmjet Bashkimit dhe Kosovahome Prishtina. Kjo sfidë do të zhvillohet më 18 tetor, kurse xhiroja e parë në elitën e femrave do të zhvillohet më 24/25 tetor.

Skuadra prizrenase dhe ajo prishtinase, që edicionin e kaluar luftuan për të gjitha trofetë do të ndeshen në javën e tretë në Prizren.

Në xhiron e parë Trepça do të përballet me Kosovahome Prishtinën, Bashkimi me Penzën dhe Kastrioti me Vëllaznimin.

Orarin e plotë për sezonin 2020/21 në Superligën dhe Ligën e Parë të femrave mund ta shikoni në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke klikuar këtu ORARI I PLOTË/gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë