Loading…

Hidrauliku fitoi 17 milionë euro, të nesërmen u kthye në punë

  • 21/11/2016 | 19:43

Hidrauliku fitoi 17 milionë euro, të nesërmen u kthye në punë

John Doherty nga Renfrewshire i Skocisë, i ka fituar afro 17 milionë euro në lotari dhe të nesërmen, ka dalë sërish në punë që të riparojë tualete dhe të rregullojë kroje.

Të afërmit e tij kanë mbetur të befasuar, kur e kanë parë 52-vjeçarin që përkundër pasurisë, sërish iu kthye profesionit të vjetër sikur të mos ndodhte asgjë, raporton TheTelegraph.

Madje, ai i ka paguar afro dy mijë euro, që të kryej një kurs intensiv që të licencohet për kryerjen e disa punëve të tjera si hidraulik.

“Kjo është jeta ime dhe milionat nuk kanë ndryshuar asgjë te unë. Gjithmonë e kam pasur ëndërr që të licencohem për të punuar në sistemin e gazit dhe besoj se do ta arrijë në të ardhmen”, ka thënë Doherty.

“Angazhimet e përditshme më bëjnë që të jem i thjeshtë dhe t’i mbaj këmbët për toke.”

Në vend se të shkojë në ndonjë plazh dhe të shpenzojë paratë e fituara, ai vazhdon me punën e zakonshme, megjithëse tani vozitë një furgon Mercedes që është mjaft i shtrenjtë./ gazetametro.net

hidrauliku-fitoi-17-milione-euro-ne-lotari-te-nesermen-u-kthye-ne-pune-foto-2

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë