Loading…

Higuain drejt largimit, Juventusi gjen zëvendësuesin e tij te skuadra nga Premier Liga

  • 25/03/2020 | 15:45

Higuain drejt largimit, Juventusi gjen zëvendësuesin e tij te skuadra nga Premier Liga

Gonzalo Higuain besohet se do largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror, teksa kampioni italian tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesi argjentinas do largohet nga ‘Allianz Stadium’ gjatë afatit kalimtar të verës, teksa zëvendësues i tij pritet të jetë sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

‘Calciomercato’ shkruan se kampioni italian tashmë ka identifikuar sulmuesin e Manchester Cityt si zëvendësues të Higuainit dhe se ky transferim mund të ndodhë në rast se kampionit anglez nuk do t’i hiqet dënimi prej dy viteve nga UEFA.

22 vjeçari, Gabriel Jesus ka kontrat të vlefshme me Manchester Cityt deri në vitin 2023, teksa vlera e tij në tregun e transferimeve besohet të jetë rreth 70 milionë euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë