Loading…

Higuain: Transferimi i Messit në MLS do të ishte një revolucion për futbollin në Amerikë

  • 22/09/2022 | 22:15

Higuain: Transferimi i Messit në MLS do të ishte një revolucion për futbollin në Amerikë

Gonzalo Higuain ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Leo Messit në Amerikë.


Gjatë merkatos së verë Messi ka qenë i lidhur me transferim drejt Major League Soccer.

Lionel Messi do të ndryshonte lojën për futbollin në SHBA nëse do të bashkohej me MLS, sipas ish-bashkëlojtarit të Argjentinës, Gonzalo Higuain.

‘El Pipita’, i cili aktualisht luan në MLS me Inter Miami, shpalli argjentinasin të aftë për të riformuar plotësisht sportin në vend.

“Ai tashmë është stërvitur këtu [në Miami], ai e di vendin. Leo është si Maradona, ai nuk mund të jetojë askund. Është vendimi i tij, por nëse ai vjen këtu do të shkaktojë një revolucion të jashtëzakonshëm, pa diskutim”, tha Higuain.

35 vjeçit, i skadon kontrata me klubin aktual PSG në fund të sezonit dhe thuhet se do të peshojë opsionet e tij të ardhshme pas Kupës së Botës 2022. Një lëvizje në MLS me siguri do të ishte nënshkrimi më i madh i ligës që nga David Beckham, i cili tashmë është një pjesë-pronar i Inter Miami.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë