Loading…
Hija tjetër e diktatorit: Romanet epike dhe aventureske të Sadam Huseinit
  • 06/02/2019 | 16:29

Hija tjetër e diktatorit: Romanet epike dhe aventureske të Sadam Huseinit

Sadam Husein, para se të njihen nga bota për masakrimin e qindra mijëra kurdëve, ai ishte autori i preferuar i shumë irakianëve me romanet e tij, trasnmeton Gazeta Metro.


Diktatori Husein shkroi 4 romane para se të vdiste, dhe secili prej tyre shiti miliona kopje. Lexuesit në mbarë Irakun i donin aq shumë librat e tij, saqë nuk mund t’i hiqnin nga dora, me sa duket, nën frikën e vdekjes. Libri i tij më popullor, “Zabibah dhe Mbreti”, u adaptua në një seri televizive prej 20 pjesësh, dhe madje edhe në një muzikal.

Librin përmban një alegori të fshehur në mënyrë të hollë, që përdor historinë e një princeshe babilonase, për të folur rreth asaj se sa e tmerrshme është sot Amerika. Personazhi negativ, është një përdhunues lakmitar i cili përfaqëson qartazi Shtetet e Bashkuara.

Në fund, personazhet fillojnë një traditë vjetore të gërmimit të varrit të djalit të keq çdo 17 janar – i cili është përvjetori i fillimit të operacionit Stuhia e Shkretëtirës. Librat e mëvonshëm të Huseinit, janë akoma më pak delikate. Libri i tij i fundit, të cilën ai e shkroi pak para vdekjes, kishte titullin mjaft provokativ “Demonët e larguar”.

Vështirë se mund të gjenden librat e Huseinit në bibliotekat e tjera nëpër botë, por në Irak, ai ishte çuditërisht i suksesshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë