Loading…

Hill: Është koha që Asociacioni të vendoset në tryezë, të diskutohet seriozisht për të

  • 12/08/2022 | 21:54

Hill: Është koha që Asociacioni të vendoset në tryezë, të diskutohet seriozisht për të

Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, i cili është caktuar për 18 gusht, në rend dite duhet të jetë edhe tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Hill këtë e deklaroi në RTS, duke thënë se nuk mendon se nuk ka gjë më të rëndësishme për komuntetin serb sesa si do të jetojnë në Kosovë në të ardhmen, shkruan lajmi.net.

“Mendoj se Asociacioni është zgjidhje e mirë, për të është folur ndër vite. Është koha që të vendoset në tavolinë dhe të diskutohet seriozisht për të”, theksoi ambasadori.

Ai theksoi se zgjidhje të tilla ekzistojnë në shumë vende demokratike dhe vlerësoi se “mund të aplikohen edhe në Ballkan”, duke theksuar se “çdo vend, përfshirë edhe Kosovën, nëse dëshiron të arrijë standardet evropiane dhe të pranohet në familjen e kombeve evropiane, duhet të afrohet seriozisht”.

“Të dyja palët duhet të angazhohen seriozisht për këtë çështje, për zgjidhjen e saj, për trajtimin e problemeve, me synimin që qëllimi përfundimtar të jetë funksional dhe i qëndrueshëm në botën reale”, tha Hill.

Përfaqësuesi diplomatik i SHBA-së në Serbi tha se Shtetet e Bashkuara sigurisht kanë vërejtur rritje të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit kohët e fundit dhe theksoi se të gjitha palët duhet të “frenojnë retorikën e tyre, sepse ka pasur disa fjalë të ashpra, të cilat nuk janë shumë të dobishme në këtë proces”.

“Kjo lloj atmosfere nuk na ndihmon kurrë. Ka pasur shumë përgatitje për javën e ardhshme dhe jam optimist se do të ketë përparim. Njerëzit me të vërtetë kanë nevojë për përparim, e gjithë kjo po zgjat shumë”, tha ambasadori amerikan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë