Ambasadori i SHBA’së, Christopher Hill, ka theksuar përsëri aspektin ekonomik të bashkëpunimit mes SHBA’së dhe Serbisë, si një shenjë që ka besim të amerikanëve në të ardhmen e Serbisë si një shtet europian dhe pritjet që kanë nga ky shtet, transmeton Gazeta Metro.
Ambasadori Amerikan Hill që nga marrja e detyrës së tij në Serbi mesazhin kryesor e ka pasur zhvillimin ekonomik të Serbisë duke e cekur se kush në të vërtetë janë partnerët e vërtetë dhe konstant dhe të qëndrueshëm të këtij shteti, për dallim prej atyre që mendohet se janë, si Rusia dhe Kina, të cilët i ka vlerësuar si partnerë të këqij dhe të dëmshëm në fakt.
Edhe në intervistën e tij të fundit në televizioni K1 ka theksuar investimin e madh të kompanive amerikane që besojnë në të ardhmen europiane të Serbisë dhe pritjet që kanë SHBA nga Serbia për orientimin e saj strategjik.
“Kemi investime të mëdha këtu, mbi 4.5 miliardë dollarë dhe ka një eksport të madh të mallrave dhe shërbimeve në SHBA. Kompani të mëdha amerikane kanë vendosur që të investojnë në të ardhmen e Serbisë. Për ne është shumë e rëndësishme që Serbia të ketë sukses dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE’së ”.
Diplomati amerikan me përvojë Hill shtoi se ka punë për t’u bërë ende në Serbi por shtoi se në rrafshin ekonomik në Ballkanin Perëndimor duhet një treg i integruar e një nismë e mirë në atë drejtim është ‘Ballkani i Hapur’.
“Ka sfida por Serbia është një vend i mirë për investime. Rajonit i duhet një integrim më i thellë pasi secila kompani do të synojë që t’i shtrijnë në një treg më të gjerë. Ballkani i Hapur është një nismë e mirë në atë drejtim”.
Ovde imamo ogromne investicije, preko 4,5 milijarde dolara i veliki izvoz robe i usluga za SAD. Velike američke kompanije su odlučile da investiraju u budućnost Srbije. Za nas je mnogo važno da Srbija uspe i postane punopravna članica EU. pic.twitter.com/Hw2Iwx2c3W
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) February 8, 2023
Hill nuk ka diskutuar vetëm aspektin ekonomik në Serbi dhe rajon por edhe çështjen e dialogut me Kosovën duke theksuar përsëri qëndrimin e përbashkët të SHBA dhe BE’së për themelimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe, si një zotim që duhet përmbushur nga Kosova dhe se për këtë këmbëngulin.
“Ne me të vërtetë këmbëngulim që ajo që është rëndë dakord duhet të zbatohet. Kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit. Nuk po them se marrëveshja franko-gjermane nuk është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Ato sigurisht që janë të lidhura. Koncepti që Marrëveshja e mëparshme duhet të zbatohet, ku pjesë është marrëveshja franko-gjermane”, tha Hill.
Postoje izazovi ali Srbija je dobro mesto za investicije. Regionu je potrebna dublja integracija jer svaka kompanija će gledati da svoje pogone postavi na širem tržište. Otvoreni Balkan je dobra inicijativa u tom pravcu. pic.twitter.com/pcf8yZoXft
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) February 8, 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë theksuar shpesh herë gjatë vitit të kaluar posaçërisht se koha që Serbia të bashkërendojë politikën e jashtme dhe të sigurisë si shtet partner dhe kandidat për anëtarësi në Bashkimin Europian. Duke i kujtuar edhe se këtë e ka edhe obligim./gazetametro.net