Loading…

Hill ‘porosi’ për Marrëveshjen e Brukselit: Kur njëherë të pranoni diçka duhet edhe ta zbatoni

  • 01/02/2023 | 23:39

Hill ‘porosi’ për Marrëveshjen e Brukselit: Kur njëherë të pranoni diçka duhet edhe ta zbatoni

Ambasadori Amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për shumë çështje, ndërsa ka pasur edhe një ‘porosi’ për ata që i nënshkruaj marrëveshjet por që nuk i zbatojnë, shkruan Gazeta Metro.


Hill ishte i ftuar në televizionin ‘N1’, ai foli edhe për Marrëveshjet e Brukselit dhe nevojën urgjente për zbatimin e tyre.

Ai theksoi se çështja kryesore sa i përket përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Mendoj se ekziston nevoja urgjente që të gjithë të pajtohen rreth asaj se kur njëherë të pranohet diçka duhet edhe ta zbatoni” tha Hill.

Ndërsa i pyetur se kush bashkëpunon më shumë, kryeministri Albin Kurti apo presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, ambasadori amerikan buzëqeshi, duke thënë se do e lë në imagjinatën e juaj.

“Nëse do të mendoja se përgjigja në këtë pyetje do të ndihmonte në procesin e negociatave, do të përgjigjesha, por do ia lë këtë imagjinatës tuaj” tha diplomati amerikan me përvojë./gazetametro.net

Hill thotë se Serbia tashmë ka vendosur të kthehet në Perëndim

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë