Loading…

Hill: Pranimi i themelimit të Asociacionit nga Kosova është një prej elementeve kryesore të marrëveshjes së Ohrit

  • 28/03/2023 | 21:41

Hill: Pranimi i themelimit të Asociacionit nga Kosova është një prej elementeve kryesore të marrëveshjes së Ohrit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, pas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar përsëri ujdinë e arritur në Ohër mes Kosovës e Serbisë për aneksin e zbatimit duke theksuar obligimet e pranuara nga Kosova si një zhvillim pozitiv, transmeton Gazeta Metro.


Pas takimit me Arifin në Preshevë, diplomati amerikan i ka thënë gazetarëve se para dy javësh ende kishte brengë se në Ohër nuk do të realizoheshin të gjitha mundësitë.

“Konsideroj se si rezultat i takimit në Ohër u shfaqën shanse pozitive, që mund të ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ishte e lehtë për të dy qeveritë, si për Albin Kurtin, ashtu edhe për Aleksandar Vucic. Këto ishin vendime shumë të vështira. Mendoj se është bërë përparim i rëndësishëm”.

Ambasadori Hill ka shtuar tutje se një prej elementeve kryesore nga marrëveshja e Ohrit ishte se Kosova, në pranimin e obligimeve të saj, duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, mes tjera obligimeve që ka pranuar të kryejë.

“Të gjitha këto do të çojnë drejt marrëdhënieve më të mira me BE. Prishtina mund ta konsiderojë këtë si një marrëveshje me Brukselin. Njejtë edhe pala serbe. Për atë që është pajtuar Vucic në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është e ndërlidhur me marrëdhëniet e Beogradit me Brukselin”.

Hill megjithatë shtoi se asgjë nuk është përfunduar deri në implementim të ujdisë duke paralajmëruar se SHBA megjithëse nuk është palë, e konsiderojnë veten pjesë të procesit dhe do të vazhdojnë që të angazhohen.

Ai bëri thirrje poashtu që të mbështeten njerëzit që kanë marrë këto vendime të vështira e të mos vajtohet për atë nuk që nuk është pajtuar por të shqyrtojnë atë se çfarë mund të implementohet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë