Loading…

Hillary apo Trump, shikimi nga Prishtina (Foto)

  • 08/11/2016 | 21:43

Hillary apo Trump, shikimi nga Prishtina (Foto)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka organizuar një pritje për gazetarë dhe mysafir të tjerë, nga ku do të përcillen momentet e fundit të zgjedhjeve presidenciale.

Pas pak orësh do të vendoset se kush do ta drejtojë shtetin më të fuqishëm në botë, demokratja Hillary Clinton apo republikani Donald Trump, dhe kjo po pritet me interesim edhe në Kosovë, transmeton gazetametro.net.

3

Ceremonia e organizuar nga Ambasada amerikane, që po mbahet në objektet e televizionit Klan Kosova, ka filluar nga ora 21:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 00:00, koha kur edhe do të mbyllen kutitë e votimit, dhe pritja e rezultateve të para në disa shtete.

Me këtë rast ambasadori amerikan, Greg Delawie, para të pranishmëve ka thënë se sonte nuk do të dihet saktë se kush do të jetë fituesi, ngase siç ka thënë ai rezultatet e para do të dalin orët e mëngjesit, “por sonte do të festojmë bashkë për vlerat demokratike. E kuqja për Trump dhe e kalterta për Hillaryn”, ka thënë Delawie. /gazetametro.net

2 4 5 6

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë