Loading…
Hillary Clinton thotë se Amerika është me kosovarët: Ju kam në mendje dhe ju përqafoj shumë
  • 12/06/2019 | 18:19

Hillary Clinton thotë se Amerika është me kosovarët: Ju kam në mendje dhe ju përqafoj shumë

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA’së, Hillary Clinton, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me Kosovën në çdo proces, shkruan Gazeta Metro.


Hillary Clinton ndonëse nuk ka arritur të jetë prezente në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të saj, ajo ka dërguar një video mesazh drejt qytetarëve të vendit.

Clinton ka thënë se ndërhyrja e NATO’s në Kosovës është shembulli më i mirë i ndërhyrjes së suksesshme dhe të nevojshme.

‘’Vizita e mëhershme dhe shënimi i përkujtimit sot ka bërë një përparim që qytetarët e meritojnë. Kam parë dyshime dhe pyetje për rolin dhe ekzistencën e NATO’s. Por e dijmë se mbetet esenciale për mbrojtjen e paqes. Përfundimi i luftës ishte detyre e NATO’s dhe unë nuk do të jem në gjendje të jem me juve në këtë ditë”, tha Clinton.

Tutje ajo thotë se kosovarët janë në mendjen e saj duke u dërguar shumë përqafime.

‘’Por ju them se jeni në mendimet e mia dhe po ju dërgoj dëshirat më të mira dhe shumë përqafime për gjërat krahas burrit tim. Punoni drejt integrimit evropian jeni shumë miq të amerikanëve dhe po i mbështesin fuqishëm kauzat e juaja’’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë