Himara konsiderohet si një ndër rajonet më të bukura të Shqipërisë, ky vend i cili gjatë gjithë vitit nuk është edhe aq i frekuentuar, në verë fiton një gjallëri të veçantë, me turistë që vijnë nga e gjithë bota, transmeton Gazeta Metro.
Ditët e nxehta plot diell, e një det i kaltër dhe i pastër si xhami, Himara është bërë qendër frekuentimi për shumë persona gjatë verës, të cilët pushimin e mrekullueshëm e kanë të garantuar aty.
Ndërsa, sa i përket netëve në këtë vend, ato janë shumë apasionante, sidomos në muajt korik dhe gusht.
Aty mund të çlodhesh në kafet buzë detit, të bësh shëtitje, si dhe të darkosh në shumë restorante të bukura, të cilët kanë një meny shumë të veçantë.
Nga ajo që është parë edhe më herët, krahas turistëve që vizitojnë Himarën nga zona të ndryshme të Shqipërisë, me autobusë e anije aty zbarkojnë edhe mijëra persona nga ishujt e Greqisë, të cilët dijnë për bukurinë e këtij vendi.
Andaj, edhe ju gjatë kësaj vere për një pushim që e keni pritur gjatë gjithë vitit, vizitoni Himarën, kryeqytetin e rivierës shqiptare./gazetametro.net