Loading…

Hipokrit: VV mbështet ‘Marshin për Drejtës’ të organizuar nga PDK përmendin vetëm Rexhep Selimin

  • 31/03/2023 | 16:20

Hipokrit: VV mbështet ‘Marshin për Drejtës’ të organizuar nga PDK përmendin vetëm Rexhep Selimin

Lëvizja Vetëvendosje që drejton kryeministri Albin Kurti përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se më 2 prill do të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës.


Megjithatë në njoftimin e tyre për përkrahjen e këtij Marshi kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarët e Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Njoftimi i plotë:  

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet Marshin për Drejtësi që do të mbahet këtë të diele me 2 prill prej orës 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti.

Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë.

Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.

Ne jemi të bindur se ata do ta tejkalojnë me faqe të bardhë edhe këtë sfidë, duke mbrojtur edhe njëherë luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit të saj nga akuzat e padrejta dhe nga fushatat që synojnë përbaltjen e luftës së shqiptarëve të shtypur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë