Janë hequr dy pika e para nga Projekt-Rezoluta e AAK-së për murin në veri: Shkarkimin e Edita Tahirit dhe Ndërprerja e Dialogut me Serbinë, deri në njohjen e Kosovës.
Po për këto dy pika është bërë edhe debat i ashpër të premten.
Në rezolutën që pritet të votohet sot, pikë e parë është rrënimi i murit, që do të ndodhë gjatë muajit janar 2017.
Pikë tjetër është plotësuar nga projekt-rezoluta në rezolutën përfundimtare: “Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente për trajtimin e ndërtimeve pa leje, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për murin që është në ndërtim e sipër në pjesën e Urës së Ibrit, i njejti të trajtohet si veprim politik, ndërtim pa leje.