Loading…

Hiqet homologimi për veturat e reja, kërkohet të shfuqizohet edhe për të vjetrat

  • 28/10/2019 | 19:07

Hiqet homologimi për veturat e reja, kërkohet të shfuqizohet edhe për të vjetrat

Ministria e Infrastrukturës ka anuluar homologimin për veturat e reja të importuara në Kosovë, ndërsa BE, kërkon që e njëjta të aplikohet edhe për veturat e vjetra, transmeton Gazeta Metro.


Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, thotë se ky është hap i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës.

BE po ashtu ka kërkuar që kjo qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE, përfshirë automjetet e dorës së dytë.

“Bashkimi Evropian Kosova mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë ✖ homologimin për automjete të reja të importuara ?? të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Ne presim që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë”, thuhet në reagimin e BE-së.

Tre muaj më parë në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta për heqjen e monopolit në homologim.

Në këtë seancë u kërkua që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë