Loading…

‘Histeri masive’: Gruaja pa maskë shan, godet dhe pështyn burrin që nuk e kishte maskën e vendosur

  • 27/12/2021 | 14:38

‘Histeri masive’: Gruaja pa maskë shan, godet dhe pështyn burrin që nuk e kishte maskën e vendosur

Gjatë fundjavës së krishtlindjeve një video u bë virale në internet pasi në të shihej një grua pasagjere në gjendje histerike që po qortonte një burrë pse nuk e kishte vendosur maskën sa ishin në aeroplan. Lëre që ajo se kishte maskën e vendosur, por aq shumë u zemërua sa e goditi dhe e pështyu atë. E arrestuan sapo zbritën, transmeton Gazeta Metro.


Me miliona herë u pa kjo video në internet, në të cilin burri që ishte i ulur, i thotë gruas që po i rrinte mbi kokë se arsyeja pse maska ishte poshtë pasi po hante.

“Ngrihu në këmbë” bërtiste gruaja. “Ngrihu në këmbë” sikur të donte të kacafytej me të.

“Ulu Karen” ja ktheu ai. “Je vetëm një Karen e mallkuar. Ulu.” I tha asaj burri duke ju referuar talljes popullore në SHBA për gratë që gjejnë gjithmonë një arsye për të ankuar për shërbim.

Pas disa momenteve të sharave mes tyre, stafi i fluturimit u përfshi dhe provuan të qetësonin situatën. Ishte vonë pasi gruaja e goditi në fytyrë burrin.

“Tani do të shkosh në burg” bërtiti ai. “Kjo është sulm. Do të shkosh në burg. Sapo të zbresim në Atlanta, do të shkosh në burg. Karen.” Pastaj gruaja e pështyu atë në fytyrë.

“Vendose atë m*t maske!” bërtiste gruaja që vet nuk po mbante maskën si duhet.

Delta Air Lines kishte njoftuar pas incidentit se autoritetet e rendit dhe ligjit ishin ftuar të merren me këtë incident./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë