Loading…

Histori e jashtëzakonshme Kosove: Gruaja që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

  • 26/03/2020 | 15:03

Histori e jashtëzakonshme Kosove: Gruaja që rriti dy fëmijë nën këtë gurë

Guri i Plakës është një legjendë, tregim nga goja e popullit që kanë lënë gjurmë në  jetën e një shoqërie njerëzor, shkruan Gazeta Metro.


Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vitin 1936, kur Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash 80 vjet.

Guri i Plakës sipas gojëdhënave të fshtarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë e Godanc e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje (mahallë), një familje me dyzet anëtarë,me pushtimin e sllavëve në atë përleshje vriten 80 persona, kurse Plaka që i mbijeton vrasjes me 2 nipat e saj i shpëton ngjarjes.

Plaka të nesërmen i merr dy nipat dhe bagëtitë, delet, dhitë dhe afrohet te guri ku shihet vendi ku është strehuar plaka me nipat në Dollap. Kurrse bagëtitë kanë qëndruar rreth Gurit të Plakës, shkruan Gazeta Metro.

Thuhet se plaka deri sa i ka rritur nipat ka jetuar në këtë gurë, ku  në periferi të gurit nga lindja ka qenë ledinë, sipas gojëdhënave thuhet se plaka është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Jo rrallë trillohen mitet dhe legjendat në Kosovë. Edhe sajohen sipas trillit të njerëzve. Fat të këtillë ka patur edhe Guri i Plakës. Trillanë të ndryshëm flasin shumë për të. Edhe më keq kur nuk dinë ç’dallim ka miti me legjendën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë