Loading…

Histori e Përjetuar, libri i cili ka thyer çdo rekord të shitjes

  • 02/11/2016 | 18:28

Histori e Përjetuar, libri i cili ka thyer çdo rekord të shitjes

Libri që mban rekordin më të madh të shitjse është ai i Hillary Clinton-it. Libri autobiografik “Histori e përjetuar”që në ditën e parë të hedhjes në treg në qershor të vitit 2003, në një ditë janë shitur 200.000 ekzemplarë. 

Ky libër sjellë kujtimet thellësisht personale dhe historikisht të rëndësishme të Hillary Rodham Clinton-it gjatë tetë viteve si Zonja e Parë e ShBA-ve.

Hillary Rodham Clinton është e njohur për qindra miliona njerëz në mbarë botën. Ajo shkruan me sinqeritet, humor, dhe pasion rreth edukimit të saj, të klasës së mesme  në Amerikë në vitet 1950 dhe transformimin e saj nga një vajzë  aktiviste studentore deri te  Zonja e Parë.

“Histori e përjetuar”  është biografi e saj që flet për jeten në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë libër ajo sjellë hisorinë e të jetuarit me Bill Clinton-in, aventurën 30-vjeçare midis dashurisë dhe politikës, aventurë kjo që i mbijeton tradhëtisë, pastaj edhe dëshmitë partiake, hetimet dhe shqyrtimet për opnionin publik.

Vlen të theksohet se Hillary Clinton është gruaja e parë që kandidon për presidente të Sheteve të Bashkuara të Amerikës. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë