Loading…
Histori interesante: Pse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?
  • 12/02/2019 | 19:43

Histori interesante: Pse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë?

Unaza e unazës shkëmbehet nga një çift i martuar për të simbolizuar premtimin e besnikërisë së përjetshme, forma rrethore përfaqëson bashkimin, ndërsa vendosja e unazës në gishtin e katërt të dorës  së majtë vjen nga një praktikë shumë e lashtë, trasnmeton Gazeta Metro.


Duke qenë se unaza në latinisht shprehej me fjalën “annulus”, që gjithashtu do të thotë “unazë”, u bë menjëherë gishti ku mbahet unaza.

Edhe egjiptianët e vendosnin unazën në këtë gisht, pasi besonin se brenda gishtit të katërt ka një venë, “vena amoris”, e cila mbërrin direkt në zemër, simbol i emocioneve, por mbi të gjitha i dashurisë. Më vonë, edhe të krishterët e adoptuan këtë traditë duke vendosur unazat në dorën e majtë:gishti i madh, ai tregues dhe gishti i mesit tregojnë trinitetin, gishti i katërt unazën martesore.

Në veçanti, në shumicën e vendeve, unaza vendoset në gishtin e katërt të dorës së majtë, për shkak se kjo dorë në përgjithësi është më pak e përdorur, dhe për këtë arsye më shumë e lirë dhe e mbrojtur. Në vende të tjera, si për shembull Holanda dhe Spanja, unaza martesore mbahet në gishtin e katërt të dorës së djathtë, pasi duke filluar nga shekulli XVI kalvinistët dhe protestantët vendosën të kundërshtojnë Kishën Romake dhe më pas të braktisin të gjitha zakonet e saj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë