Loading…
Historia e dhimbshme e 6 vjeçarit që vdiq për fajin e mjekëve: U rrit si jetim
  • 18/04/2019 | 22:09

Historia e dhimbshme e 6 vjeçarit që vdiq për fajin e mjekëve: U rrit si jetim

A.B, 6 vjeçar, nga Peja, ndërroi jetë dy ditë më parë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por kjo vdekje u mbajt larg nga mediat dhe nuk u bë shumë zhurmë në lidhje me skandalin që bënë mjekët e spitalit në Pejë dhe në QKUK, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta Metro zbuloi skandalin e spitalit të Pejës dhe QKUK’së, ku një pakujdesi e madhe nga dy anët ku morri jetën 6 vjeçarit, familja ka treguar A.B vdiq për fajin e mjekëve.

Por, kush është A.B, 6 vjeçari nga Peja?

A.B ishte një fëmijë që rritej jetim, nga gjyshi dhe gjyshja e tij. 6 vjeçari mbeti i vetëm kur i vdiq babai, pasi nëna e tij e braktisi atë duke e lënë në përkujdese të prindërve të burrit.

Kështu për të u përkujdes rrethi i ngushtë familjarë, por më afër ti ishin gjyshi dhe gjyshja e tij të cilët nuk ju ndanë asnjëherë, me të vetmin qëllim që ta rritet sikurse fëmijët e tjerë, transmeton Gazeta Metro.

Por, nata e 16 prillit për familjen nga Peja ishte e dhimbshme, pasi ai ju vdiq në duar, pasi mjekët thanë se A.B do të zgjohet nga koma dhe do të bëhet mirë.

Skandali nga mjekët:

Edhe një person ka humbur jetën si shkak i pakujdesisë nga ana e stafit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Fatkeqësisht, viktima këtë herë ka qenë një 6 vjeçar, i cili vdiq pas një sulmi në tru, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka zbuluar nga familjarë të viktimës se, A.B, 6 vjeç, nga Peja ka vdekur dy ditë më parë në Klinikën Infektive të QKUK’së, pas një sulmi në tru, për të cilin mjekët ‘’nuk ishin në dijeni’’ deri vonë, e thanë se do t’i kalojë shumë shpejt.

Pavarësisht vizitave tek mjeku, viktimës i ishte thënë se ka vetëm temperaturë dhe grip, pa i bërë ndonjë analizë më të gjerë.

Ndërsa, rastin e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij, të cilët po thonë se vdekja e djaloshit ka ardhur krejt si shkak i mospakujdesisë së mjekëve në QKUK.

Gazeta Metro në vazhdim do të sjell edhe raportin mjekësor të vdekjes së 6 vjeçarit./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë