Loading…

Historia e dhimbshme e luftëtarit të UÇK’së që serbët ia vranë 23 familjarë

  • 12/08/2022 | 08:21

Historia e dhimbshme e luftëtarit të UÇK’së që serbët ia vranë 23 familjarë

Luftëtari i lirisë, Imer Deliu është dëshmitar i masakrës së Abrisë së Madhe ku u vranë dhe u masakruan 23 anëtarë të familjes së tij dhe 9 anëtarë të familjes Mulliqi.


Ai tregoi se i kanë ruajtur kufomat në mënyrë që ato të dokumentoheshin.

“Ne i kemi ruajtë kufomat derisa ato janë regjistruar nga gazetarët”, tha ai.

Tutje ai tregoi edhe për në ngjarje tjetër që ka ndodhur po të njëjtën ditë, ku thotë se në fshatin Kullbovc janë masakruar 13 djemë më armë të ftohta.

“Në fshatin Kullbovc janë mbyt 13 djemë me armë të ftohta, në mënyrën më mizore të mundshme. Për shkak që ka ndodh në të njëjtën ditë me ngjarjen e Abrisë, pothuajse asnjë media nuk është interesuar. Ngjarjet në Kosovë janë aq të mëdha”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë