Loading…

Historia e Kosovës që nisi me barazim

  • 05/03/2021 | 08:41

Historia e Kosovës që nisi me barazim

Miqësorja e konsideruar si historike, në mes përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit, e cila ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s, ndodhi më 5 mars 2014, dhe përfundoi me rezultat 0:0.

Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të përfaqësueses kosovare.

Ekipi vendas tregoi më shumë nga loja në fraksionin e parë. Fillimi ishte i ndikuar nga emocionet, por me kalimin e minutave, ata filluan të tregoheshin një skuadër e qëndrueshme.

“Dardanët” nuk u ndalën së sulmuari, ata bënë presion, e dominuan gjysmë lojën e parë, krijuan shumë raste, mirëpo goli mungoi. Vendasit e nisën edhe më fuqishëm gjysmën e dytë, në tentim të vazhdueshëm për të ndërtuar aksione që do ta ndëshkonin Haitin.

Lojtarët mysafirë arritën që për një periudhë ta qetësonin paksa lojën, mirëpo kosovarët shumë shpejt kthyen dominimin ofensivë në fushë.

Përpjekjet e futbollistëve që përfaqësonin Kosovën vazhduan deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit, por goli nuk erdhi.

Mbi 17 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur këtë lojë historike, ndërkohë që aty nuk munguan edhe udhëheqësit kryesorë të shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë