Loading…

Historia interesante që fshihet pas bluzës që vesh shpesh Daut Haradinaj

  • 14/10/2021 | 21:17

Historia interesante që fshihet pas bluzës që vesh shpesh Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës ka shuar kureshtjen për të gjithë ata që janë interesuar të dinë pse ai në paraqitjet e veçanta publike vesh të njëjtën bluzë.


Vetëm gjatë kësaj kohe të fushatës, Haradinaj ka veshur dhjetëra herë një bluzë me ngjyrë vjollcë.

Haradinaj ka treguar se ka një arsye të fortë që është parë shpesh me të njëjtën veshje.

Ai në Frontalin zgjedhor në T7 ka treguar se modelin e kësaj bluze që e vesh vetëm në momentet e veçanta e ka dhuratë nga heroi i Kosovës, Ardian Krasniqi.

“Sot ka përvjetorin e rënies një mik i imi, Ardian Krasniqi. Një luftëtar i madh,  model i një luftëtari qoftë në aspektin fizik qoftë edhe në atë akademik. Rrugës ka kem ardhë nga Shqipëria jem ndal në Jabllanicë, edhe ka qenë kohë me shi. Ai ma ka dhanë një xhemper ngjyrë kuqe të mbylltë. Nuk është ky që kam por është i ngjashëm. Dhe në shenjë respekti për Ardianin, dhe kur kam një ngjarje të veçante e veshi. S’kur për Mujën që e lëshoj mjekrën kur vjen nëntori. Është hera e parë që e flas, sepse nuk kam qejf me i përzi, sepse s’dua me i përzi emocionet e sakrificës me fushatën, por as nuk duhet të heqim dorë nga e kaluara”, ka thënë Haradinaj në Frontal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë