Loading…

Historia tronditëse e Malit në BBVA: Babai nuk ka qenë njeri i mirë, mendoi për vete dhe shiti gjithçka

  • 08/03/2026 | 09:20

Historia tronditëse e Malit në BBVA: Babai nuk ka qenë njeri i mirë, mendoi për vete dhe shiti gjithçka

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mali, ka rrëfyer sonte linjën e jetës së tij aspak të lehtë.


Këngëtari ka treguar mes lotëve historinë e komplikuar me babanë e tij, ndërsa për nënën, Violeta Kukajn, tha se ishte heroina e tij.

“Marrëdhënien me nënën e kam shumë të veçantë. Ka qenë shumë aktive dhe e ka arritur qëllimin. Sa herë ka pasur dasma dhe koncerte më ka marrë me vete.
Babai nuk ka qenë njeri i mirë. Gjithçka që kishim punuar nuk ishte më për shkak të babit. Mendoi vetëm për vete dhe shiti gjithçka. Nuk na ka vlerësuar as ne, as nënën. Ka falur shumë nëna dhe gjëja më e logjikshme ishte ndarja. Ka pasur shumë momente natën në gjumë… dëgjoja zhurmë të madhe dhe çohesha shpejt të shihja çfarë ka ndodhur. Thjesht nuk ka qenë njeri i mirë. Kujtimi i fundit ishte kur firmosën letrat dhe i tha nënës: “S’kam me të lënë pa të shkatërru”. Nuk e kam kuptuar kurrë, por e kam pranuar. Fjalën “babë” e kam thënë aq pak vitet e fundit. Nënën e kam inspirim për gjithçka, për artistin dhe njeriun që është. Ka luajtur rolin e nënës dhe babës. Nënën e kam heroinë, prandaj krijova këngën për të. Shpresoj ta kem bërë sadopak krenare” – rrëfeu Mali, shkruan TCH.

Pas rrëfimit prekës, Mali u surprizua me një takim me nënën e tij, artisten e njohur Violeta Kukaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë