Loading…

Historianët serbë: Betejat e humbura, të rëndësishme për krijim të identitetit

  • 22/01/2017 | 15:36

Historianët serbë: Betejat e humbura, të rëndësishme për krijim të identitetit

Historianët serbë thonë se betejat e humbura janë më të rëndësishme për krijimin e identitetit sesa fitoret, duke iu referuar humbjes së “Betejës së Kosovës”.


Të kontaktuar nga gazeta “Zëri” për t’i komentuar raportet shqiptaro-serbe gjatë historisë, sipas tyre, konfliktet mes dy kombeve datojnë nga koha e Perandorisë Osmane, përderisa ndarja më e madhe, siç thonë ata, ka ndodhur në vitin 1912, kur Shqipëria e shpalli pavarësinë.

Derisa disa nga këta historianët vazhdojnë ta mohojnë shtetësinë e Kosovës, disa prej tyre sugjerojnë se Serbia dhe Kosova duhet të jenë fqinj të mirë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet, edhe pa ndërmjetësimin e Brukselit, transmeton gazetametro.net.

Stojanoviq: Kosova për serbët është çelësi i identitetit

Profesoresha e historisë në Universitetin e Beogradit, Dubravka Stojanoviq, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” ka folur sesi konfliktet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë nisur. Sipas saj, gjithçka ka rrjedhur konflikt pas konflikti.

“Unë e kuptoj këtë si një spirale konfliktesh, në të cilët njëra ka sjellë tjetrën në një spirale hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Stojanoviq. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë